Zgjedhjet e SHBA 2020: ”Joe Biden pjesë e garës presidenciale”- Ja reagimi i TRUMP
Ish-nënpresidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se do të marrë pjesë në garën presidenciale, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar muajt e fundit. Në një njoftim nëpërmjet një video, Biden ka deklaruar se:
‘’Në thelb janë vlerat thelbësore të kombit, demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën të jetë këtu ku është sot’’
Në njoftimin e tij ai përmendi dhe presidentin Trump, ku u shpreh se ‘‘nëse mbështesim sërish Donald Trump, ai do të ndryshojë përgjithmonë karakterin e këtij kombi, i cili jemi ne, dhe unë nuk mund thjesht të rri e ta shoh këtë fenomen të ndodhë’’.
Biden është kandidati më me përvojë nga kandidatët demokratë. Një senator gjashtë-vjeçar, i cili ka shërbyer si zëvendës i presidentit Barak Obama për dy mandate. 76-vjeçari hyn në një garë kundër 19 kandidatëve të tjerë, duke përfshirë këtu senatorët Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Bernie Sanders.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidentit Trump i cili i uron mirëseardhjen në garë Joe Biden.
“Mirë se erdhët në garë, ‘’Sleepy’’ Joe. Unë shpresoj vetëm që të keni kohë në dispozicion për të bërë një fushatë të suksesshme.’’- ka shkruar Trump.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.