Zgjedhjet Europiane japin ‘krisje’ edhe në Itali. Di Maio kërkon votëbesim
Udhëheqësi i Lëvizjes 5 Yje të Italisë, Luigi Di Maio, tha të mërkurën se do të kërkojë votëbesimin nga mbështetësit e partisë pas një humbjeje të mprehtë në zgjedhjet europiane.
‘Votimi do të mbahet në internet të enjten, në një platformë të dedikuar, lidhur me partinë,” tha në një postim në blogun e 5 Yje-ve, Di Maio, i cili është edhe zëvendëskryeministër në një qeveri koalicioni me Ligën e së Drejtës së Djathtë.
“Sot kam të drejtë të di atë që ju mendoni për veprimet e mia. Dua të dëgjoj zërin e qytetarëve që më kanë zgjedhur si udhëheqës politik pak vite më parë “, tha Di Maio.
Liga fitoi 34.3% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke dyfishuar rezultatin e lëvizjes ‘anti-establishment’ të 5 Yjeve, e cila mori vetëm 17.1% dhe duke u shtyrë në vendin e tretë nga qendra e majtë e Partisë Demokratike.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.