Zgjedhjet/ KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në mesditë, 25.69 %. Komisionerët të hedhin në sistem të dhënat

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në mesditë, pra deri në orën 13:00 sipas KQZ llogaritet në 25.69 për qind. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ përveç se ka bërë të ditur pjesëmarrjen e qytetarëve në votime sipas qarqeve, iu ka bërë thirrje komsionerëve që të përcjellin të dhënat në sistemin e KQZ-së.
“ Iu bëjmë apel komsionerëve të komunikojnë me qendrën e të dhënave në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kanë detyrimin të përcjellin dhe të hedhin të dhënat në sistem. Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime. Pjesëmarrja në votime në rang vendi është 25.69 për qind. Qytetarët të komunikojnë për çdo ankesë në numrin 08000803. Iu bëjmë apel komisionerëve të tregojnë kujdes me të dhënat që raportohen, të respektohet ligji dhe kodi zgjedhor”, tha Drilona Hoxhaj.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.