Zgjedhjet lokale në Kosovë – Deri në orën 15:00 votuan afro 27% e atyre me të drejtë vote
Po zhvillohen ditën e sotme zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas Komisionit qendror të zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar afro 27% e individëve me të drejtë vote.
Zveçani kryeson deri më tani si komuna me pjesëmarrjen më të madhe në votim, me 56.91%, pasuar nga Mitrovica e Veriut, me 55.03%.
Nga ana tjetër, Dragashi rezulton si komuna ku qytetarët janë angazhuar më pak në votim, me 20.36% të tyre pjesëmarrës, ndjekur nga Prizreni, me 20.81%.
166 kandidatë të partive politike garojnë për kryetarë komunash, ndërsa 5 mijë kandidatë të tjerë, garojnë për deputetë të kuvendeve komunale.
Gara kryesore është ajo për komunën e Prishtinës, për të cilën partia që qeveris me vendin, Lëvizja Vetëvendosje, ka për kandidat ish-ministrin e saj të Shëndetësisë, Arben Vitia.
SCAN
Zgjedhjet lokale 2021 Kosovë, në kohë reale:
https://zgjedhjet2021.org/sq/mayr/t2
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.