Zgjedhjet në Kosovë, arrihet marrëveshja PDK – AAK – NISMA

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të kandidojnë së bashku në zgjedhjet e 11 qershorit.
Këto tre parti kanë arritur në një marrëveshje orët e para të mëngjesit të sotëm. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë bërë koalicion parazgjedhor.
I pari që e ka dhënë lajmin se është arritur një koalicion i tillë, ka qenë ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Përmes një statusi një rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një foto, Haxhiu thotë “Fillimi i ri – PDK-AAK-Nisma”.
Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës ka lidhur koalicion me disa parti të vogla, si PD, PSDHK, Lëvizja për Bashkim dhe disa parti të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtari i lartë i AAK-së Pal Lekaj i cili ka thënë: “Koalicioni është arritur, Ramushi është kandidat për kryeministër. Lista do të jetë 50 me 50”, ka thënë ai.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.