Zgjedhjet në SHBA – Joe Biden drejt fitores së garës për përballjen me Trump!
Joe Biden duket së është shumë pranë kryesimit të Demokratëve në zgjedhjet amerikane të 2020 ndërkohë që Bernie Sanders, befasisht është në prag të fundit të garës. Votimi i radhës i realizuar në gjashtë shtete, është shndërruar në një triumf të ri zgjedhor për ish zëvendës Presidentin.
Ai arriti të fitoi në Mississippi, Misuri por mbi të gjitha, në Miçigani, ku ishin aksionet më të larta, pikërisht rreth 125 delegatë, dhe ku Bernie Sanders nuk arriti të përsëriste rezultatet e arritura në 2016 kundër Hillary Clinton.
Dhe Biden, duke festuar fitoren e tij teksa shtrëngonte dorën e kundërshtarit u shpreh: “Bernie dhe unë ndajmë të njëjtin qëllim, dhe së bashku do ta rrahim Donald Trump”, tha ish nënkryetari, duke nisur një lloj apeli drejt unitetit, për tu përqendruar tani e tutje vetëm në atë që me të vërtetë ka rëndësi për demokratët: mposhtjen e manjatit në kutinë e votimit më 3 nëntor. “Ne kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë në këtë vend, një udhëheqje që të jetë sërish e besueshme,” tha Biden. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.