Zgjedhjet në vëmendjen e medias ndërkombëtare! Raportimet e “Washington Post”, “Ilsole24ore”, “Mediaset”, “Euronews”, “Xinhua” e “Deutsche Welle”

Procesi zgjedhor që po zhvillohet në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. “Washington Post” në artikullin kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri evidenton ecurinë e deritanishme të fushastës zgjedhore, klimën që solli marrëveshja mes dy partive kryesore dhe strukturat që janë mobilizuar.
“Të gjithë partitë kryesore bënë fushatë me një axhendë reformash, duke premtuar rritje më të shpejtë ekonomike, paga më të larta e papunësi më të ulët” shkruhet në artikull. Po ashtu, evidentohet fakti se këto zgjedhje zhvillohen në një kohë kur vendi pret çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian” shkruhet në artikull.
Roli i zgjedhjeve në hapin e radhës të procesit integrues evidentohet edhe në raportimin që bën media italiane. “Mediaset” evidenton se “Shqipëria shkon në votime me objektivin për t’iu afruar Bashkimit Europian”.
“Ilsole24ore” i kushton një artikull të gjerë Shqipërisë duke evidentuar stadin integrues në të cilin ndodhet vendi. Po ashtu, artikulli përmban një analizë të situatës ekonomike të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve tregtare që ka vendi.
“Në pritje të Europës, në mes të një tranzicioni politik dhe ekonomik që duket sikur nuk kompletohet asnjëherë, Shqipëria oprej vitesh ka zgjedhur të hapet për sipërmarrjet e huaja, duke kërkuar investime, dije e stimuj për të rritur ekonominë. Tirana është thuajse totalisht e varur nga ekonomia e partnerëve tregtarë europiane: greqi, Spanja, Gjermania e mbi të gjitha Italia-që e vetme vlen thuajs 40% të shkëmbimeve hyrëse e dalëse në vendin ballkanik. Këto kanë një peshë akoma dominuese në aktivitetin ekonomik shqiptar, pavarësisht se shihet një forcim i marrëdhënieve me Turqinë dhe Kinën” shkruhet në artikull.
Edhe “Euronews” evidenton klimën zgjedhore në Shqipëri ndërsa bën një konstatim se “pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, dy garuesit kryesorë kanë thënë se sëbashku do t’i kërkojnë Brukselit për të avancuar me integrimin në Bashkimin Europian”.
Ndërsa agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” bën një raportim për procesin zgjedhor në Shqipëri duke evidentuar numrin e votuesve, numrin e qendrave të votimit dhe faktin se ky proces zhvillohet në një kohë që vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme për ecurinë e procesit integrues.
http://news.xinhuanet.com/english/2017-06/24/c_136391616.htm
Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Velle” ka realizuar një reportazh për procesin zgjedhor në Shqipëri duke evidentuar këto zgjedhje po zhvillohen jashtë formatit të mëparshëm, pa postera kandidatësh. “Këtë fundjavë, shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri por nuk ka postera të kandidatëve në rrugë. Përndryshe, bulevardi kryesor i Tiranës është i mbushur me postera që urojnë “Gëzuar Bajramin”.
http://www.dw.com/en/parliamentary-elections-without-campaign-posters-in-albania/a-39400445
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.