Zgjedhjet parlamentare 2017, ja si po ecën procesi i numërimit të votave. Tabela me qarqet ku procesi po ecën më shpejt dhe më ngadalë

Në 12 qarqet e vendit vazhdon procesi i numërimit të votave. Nga të dhënat e fundit të KQZ-së deri në orën 19:11 në Qarkun e Kukësit janë numëruar votat për rreth 146 Qendra Votimi nga 173 që ka qarku, ku e përkthyer në përqindje janë numëruar rreth 84.39 për qind e votave.
Në qarkun e Lezhës janë numëruar votat për 204 nga 263 qendra votimi, ku e përkthyer në përqindje janë numëruar rreth 77.57 për qind e votave. Në Shkodër janë numëruar votat për 264 qendra votimi nga 421 dhe e përkthyer në përqindje janë numëruar 62.71 për qind e votave. Në Tiranë janë numëruar votat për 737 qendra votimi nga 1.198 të tilla, e shprehur në përqindje janë numëruar 61.52 % e votave. Në Vlorë janë numëruar votat për 408 qendra votimi nga 447 të tilla e shprehur në përqindje janë numëruar 91.28%.
Në Berat janë numëruar votat për 176 qendra votimi nga 305 të tilla ose 57.70% e tyre. Në Dibër janë numëruar votat për 244 qendra votimi nga 259 të tilla, e përkthyer në përqindje janë numëruar rreth 94.21 për qind e votave. Në Durrës janë numëruar votat për 239 qendra votimi nga 460 të tilla ku e përkthyer në përqindje janë numëruar 51.96 % e votave.
Në Elbasan janë numëruar votat për 394 qendra votimi nga 547 të tilla ose e shprehur në përqindje 72.03 për qind të votave. Në Fier janë numëruar votat për 524 qendra votimi nga 591 të tilla, në përqindje janë numëruar 88.66% e votave.
Në Gjirokastër janë numëruar votat për 198 qendra votimi nga 235 të tilla e përkthyer në përqindje janë numëruar 84.26 për qind e votave. Në Korçë janë numëruar votat për 440 qendra votimi nga 463 të tilla, ku përqindja e votave të numëruara llogaritet 95.03 për qind. Korça është qarku ku procesi i numërimit ka ecur më mirë sa i takon votave të numëruara deri në orën 19:11, ku e shprehur në përqindje janë numëruar rreth 95.03% e votave. Ndërkohë qarku, i cili ka ecur më ngadalë nga numërimi i votave është ai Durrësit, ku janë numëruar rreth 51,96 për qind e votave, ose janë numëruar votat për rreth 239 qendra votimi nga 460 të tilla.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.