Zgjedhjet Parlamentare 2017, nis normalisht procesi i votimit – QV-të do të mbyllen në orën 19:00

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2017 në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç ishte njoftuar është hapur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Konkretisht sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit do të mbyllen rreth orës 19:00.
Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të votimit janë të gatshme për të nisur procesin e votimit.
Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi. Procesi do të administrohet nga 90 komisione zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).
Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurrojnë me vete.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.