Zgjedhjet parlamentare 2017, OSBE/ODIHR publikon raportin: Problemet që u ndeshën më 25 qershor
Ashtu siç ishte njoftuar disa ditë më parë, OSBE/ODIHR ka publikuar raportin pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në një deklaratë për mediat OSBE bën të ditur se: “ Zgjedhjet e 25 qershor 2017 u zhvilluan pas një marrëveshje politike PS-PD e cila siguroi pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
Politizimi i organeve të lidhur me zgjedhjet uli besimin e publikut në procesin zgjedhor. Gjatë një dite zgjedhjesh, një numër procedurash të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht.
Pati vonesa në numërim në shume vende, pati parregullsi kyçe, pati probleme në procedurat e markimit me bojë, u vu re votimi në grup, pati ndërhyrje nga aktivistë të partive politike. Procesi i numërimit i vonuar, procedurat e numërimit nuk u respektuan si duhet.
Zgjedhjet u zhvilluan ne baze të një besimi te ulët në procesin elektoral. KQZ operoi në mënyrë transparente. U përball me mjaft sfida administrative, ligjore dhe financiare.
Nuk u morën disa vendime, disa nuk ishin ligjërisht të shëndosha, pati kufizime në regjistrimin e votuesve me moshë të re dhe personat me aftësi të kufizuara. Procesi i regjistrimit të zgjedhësve ishte i bazuar në marrëveshje politike sesa në ligj. Fushata u karakterizua nga liria, por presionet mbi votuesit sollën rënien e besimit publik.
Media i ofroi një mbulim të plotë dhe te gjerë fushatës elektorale. Edhe minoriteteve iu ofrua një mundësi e drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Deri më tani marrëveshja e 18 majit e rëndësishme edhe kyçe për procesin zgjedhor që të merrnin pjesë në zgjedhje partitë.
Edhe pse mund t’iu them paksa i zhgënjyer, klima e mosbesimit dhe presioni i perceptuar vazhdoi të vihej re si rezultat i një ngërçi që partitë kanë ndaj vendit dhe institucioneve publike, qeveria e re të bëjë diçka të re dhe më e. Edhe pse pati disa raporte nga mediat dhe disa thashetheme të cilat donin të krijonin një përshtypje të gabuar, unë jam i kënaqur që dita e zgjedhjeve ishte më pak e nxehtë sesa koha”.
Në emër te delegacionit të Parlamentit Europian Eduard Kukan tha: “Jemi të kënaqur pavarësisht parregullsive. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë. Vettingu dhe reforma në drejtësi të jenë të përfunduara. PE është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por me kusht që informacioni që ne marrim të jetë serioz lidhur me kërkesat që janë lënë për t’u zbatuar”
Marietta Tidei u shpreh: “Marrëveshja e 18 majit krijoi një devijim të rrezikshëm politik. Më 8 korrik ODIHR do të publikojë një raport përfundimtar për të metat dhe rekomandimet si dhe do të ofrojë mbështetje për zbatimin e rekomandimeve”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.