Zgjedhjet parlamentare, cilët janë qarqet me pjesëmarrjen më të lartë dhe më të ulët në votime. (TABELA E PLOTË)

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj ka dhënë edhe pjesëmarrjen në procesin e votimit edhe në disa qarqe. Konkretisht, bazuar në deklaratën e fundit deri në orën 13:00, KQZ jep edhe pjesëmarrjen në votime sipas qarqeve:
“Berati me 27.42 %, Dibër 29.5%, Durrës 23.05%, Elbasan 23.12%, Fier 21.79%; Gjirokastër 27.23%, Korçë 28.48%; Lezhë 31.92%; Shkodër 31.07%, Tiranë 29,76%, Vlorë 22.17%”.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votime është ai i Lezhës, pasuar nga Shkodra, ndjekur nga Tirana, më pas ndiqet nga Dibra, Korça, Berati, Gjirokastra, Elbasani, Durrësi, Vlora, ndërkohë që qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri në orën 13:00 është Fieri.
Osman Dedja/SCAN
Lexoni tabelën e plotë me pjesëmarrjen
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.