Zgjedhjet parlamentare në Poloni – Partia qeverisëse nacionaliste fiton mazhorancën
Partia qeverisëse ligj dhe drejtësi e Polonisë fitoi mazhorancën në zgjedhjet parlamentare të ditës së Diel, duke marrë një tjetër mandat 4-vjeçar për të vazhduar reformat, që kanë qenë kontradiktore për Brukselin.
Partia ligj dhe Drejtësi fitoi 45.2% të votave me thuajse të gjithë votat e numëruara, sipas Komisionit Zgjedhor. Lideri i partisë, Jaroslaw Kaczynksi, shpalli fitoren duke thënë se besueshmëria ka qenë një nga pikat më të forta.
“Pavarësisht një fronti të fort të krijuar kundër nesh, ne i’a dolëm që të fitojmë. Fuqia jonë kryesore ishte besueshmëria dhe mbajtja e fjalës. Do të jetë e vështirë në 4 vitet e ardhshme prandaj dhe duhet të ruajmë besueshmërinë tonë”, është shprehur Jaroslaw Kaczynksi
Grupi më i madh opozitar, Koalicioni Civil, që përbëhet nga parti të qendrës dhe liberale, rezultoi në vend të dytë me 26.1%. Rezultati i zgjedhjeve pritet të rrisë shqetësimet mbi standardet e demokracisë në shtetin më të madh ish-komunist të Bashkitë Europian, ku qeveria është akuzuar për politizimin e gjyqësorit, kontrollin e mediave dhe polarizimin e shoqerisë.
Mandati i dytë i Qeverisë mund të nxisë gjithashtu një valë të populistëve në Bashkimin Europian. Aleanca e majtë fitoi 12.1% të votave, ndërsa e djathta ekstreme hyri në parlament, me 6.7% të votave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.