Zgjedhjet parlamentare, rezultatet deri në orën 18:46. Numri i mandateve dhe votat që kanë marrë partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep të dhënat e fundit sa i takon procesit të numërimit, përqindjes së fituar, si dhe mandateve që kanë marrë partitë politike referuar kalkulimeve të fundit të votave.
Konkretisht, deri në orë 18:46 janë numëruar rreth 72.17 për qind e votave, në rreth 3870 qendra votimi nga 5362 që janë në total.
Kështu, në rang vendi Partia Socialiste ka marrë rreth 48.28% të votave ose 73 deputetë e përkthyer kjo në mandate, më pas Partia Demokratike ka marrë 29.03% të votave, deri më tani ka 44 mandate në parlament, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 14.38 për qind të votave ose 18 mandate, PDIU ka marrë 4.87 për qind të votave ose 4 mandate, ndërkohë që PSD ka marrë një mandat ose 0.74 për qind të votave.
Konkretisht, sa i takon numri të votave PS ka marrë 540.016 të votave, PD ka marrë 324.719 të votave, LSI ka marrë 160.883 të votave, PDIU 54.455 të votave, PSD ka marrë 8.238 të votave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.