Zgjedhjet parlamentare të BE – Britania nuk do të marrë pjesë!
Britania nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në Parlamentin Europian në maj sepse do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, tha të martën ministri i ri i Brexit, Martin Callanan.
Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se edhe pse dukej e pamundur, ai nuk mund të përjashtonte faktin që Britania të merrte pjesë në zgjedhjet europiane, sepse mund të kërkonte zgjatjen e afatit për t’u larguar nga BE.
Kur u pyet nëse Britania mund të merrte pjesë në zgjedhje, Callanan tha: “Jo, sepse po largohemi … më 29 Mars”. Për t’iu përgjigjur pyetjes nëse do kërkonin ta shtynin afatin e daljes nga BE ai tha: “Kryeministri ka qenë shumë i qartë se ne synojmë të largohemi më 29 Mars – kjo është ajo që Art 50 thotë dhe kjo është ajo që legjislacioni ynë vendas thotë “.
Callanan u tregua mjaft i qartë se Britania synon të dalë nga BE nga 29 mars dhe nuk ka synime të Shtyjë afatin e daljes për të votuar në zgjedhjet e Majit të Parlamentit Europian.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.