Zgjedhjet presidenciale në Rusi – Pritet fitore e lehtë për Putin, që do ta mbajë në pushtet deri në 2024-ën

Rusët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të Dielë, në zgjedhjet ku Vlaidmir Putin pritet të marrë një fitore të lehtë, që do ta mbajë në pushtet deri në vitin 2024. Putin, pas më shumë se 18 vitesh në pushtet, pritet të fitojë mandatin e katërt në një kohë të konflikteve me perëndimin dhe ngadalësimit ekonomik.
“Kam besim se programi që po i ofrojë vendit është i drejtë”, tha Putin pasi dha votën në qendrën brenda Akademisë së Shkencave në Moskë. Putin ka marrë pjesë në pak evente gjatë fushatës dhe i është shmangur debateve televizivë me kundërshtarët e tij. Ndër kundërshtarët e tij përfshihen, Pavel Grudinin i partisë komuniste dhe Vladimir Zhirinvosky i liberal-demokratëve.
Ndërkohë që ka pak dyshime ndaj rezultatit, Kremlini lajmëroi këtë fundjavë se Putin ka urdhëruar stafin që të hartojë dekretet politikë që do të mbulojnë mandatin e ardhshëm. Më shumë se 111 milionë rusë kanë të drejtë të votojnë në më shumë se 97 mijë qendra votimi në të gjithë vendin.
Putin do të përballet me një serë sfidash në mandatin e tij të ri 6-vjeçar, në një kohë të rritjes së konflikteve me Mbretërinë e Bashkuar dhe sanksioneve nga perëndimi. Rusia, që është goditur nga sanksionet prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014, po has vështirësi në daljen nga recesioni më i gjatë në 2 dekada. Rusia është akuzuar gjithashtu për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera europiane.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.