Zgjerohet protesta e fermerëve – Zusi: Produktet vendase, të pashitshme
Protesta e fermerëve kundër uljes së rimbursimit të TVSH-së në 6 për qind është përshkallëzuar më tej, duke u shtrirë edhe në sektorë të tjertë përpos atij të qumështit. Fermerët, të mbështetur nga grumbulluesit dhe agropërpunuesit, kanë hedhur produkte bujqësore në rrugë, ndërsa kanë kërkuar reflektim të qeverisë. Në një intervistë për SCAN, kreu i Albanian Food Industry, Alban Zusi thekson se reagimet nuk do të ndalen deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tij, ky vendim do të paralizojë të gjithë bujqësinë shqiptare, duke sjellë rritje çmimesh dhe mosshitje të produkteve vendase.
Zusi jep alternativat e zgjidhjes për qeverinë, ku thekson se më e mira e mundshme është vendosja e TVSH-së 6 për qind për ushqimin.
Ndër të tjera, Drejtuesi i Albanian Food Industri bën me dije se kompanitë e importit nuk e kanë humbur shansin, dhe se në muajt e parë të vitit ka pasur rritje të importeve, duke përmbysur trendin pozitiv të viteve të fundit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.