Zgjerohet transporti ajror – Rritje dyshifrore gjatë qershorit, rikthehet edhe deti
Në periudhën Janar-Qershor 2018, transporti ajror i pasagjerëve është rritur ndejshëm, tregojnë të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.270.329, në rritje me 13.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin 1.120.000. Vetëm gjatë Qershorit ndërkohë, kjo shifër fiksohet në 277 mijë pasagjerë, nga 229 mijë të Qershorit të vitit 2017.
Rritja e transportit ajror vihet re dhe nga shtimi i kompanive ajrore që operojnë në vend, 22 të tilla, nga 18 që ishin gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Edhe numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2018 është rritur krahasuar me Qershorin 2017, me 10%.
Në të gjithë gjashtëmujorin e parë të 2018, transporti i pasagjerëve nëpërmjet detit regjistrohet në rënie me 4.5%. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se, në Qershor 2018, u tregtuan mallra për një vlerë prej 81 mld lekë. Në gjashtëmujorin e parë 2018 ndërkohë, u tregtuan mallra për një vlerë prej 467 mld lekë, 54.4 % prej të cilave nëpërmjet detit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.