Zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm! Olsian Çela, kryeson garën me 101 vota në parlament
Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ka marrë fund ditën e sotme, në seancën plenare të zhvilluar në parlament. Tre kandidatët kryesorë për këtë post ishin, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, ku ky i fundit ka fituar garën dhe është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim nga deputetët.
Ndërkohë, Arta Marku mori 11 vota pro, 78 abstenim dhe 22 kundër.
Fatjona Memçaj mori 8 vota pro, 18 kundër dhe 87 vota abstenim.
Çela ka marrë të gjitha votat e Grupit Parlamentar të PS-së si edhe një numër të konsiderueshëm votash nga opozita parlamentare.
Olsian Çela, Prokuror i Krimeve të Rënda, ishte kandidati i fundit për Kryeprokuror të Përgjithshëm që priste të kalonte Vetting-un, ndërsa rikujtojmë që në 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.