Zhbllokohen pronat e Sarandës/ Kadastra:Përfitojnë 5 mijë qytetarë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Sarandë në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë kanë shpërndarë certifikatat e para të pronësisë mbi trojet, pas disa vitesh bllokim.
“Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 u bë e mundur zhbllokimi i parcelave që ishin bllokuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Nga ky vendim në Sarandë përfitojnë mbi 5000 qytetarë. Drejtori i ASHK – Sarandë Ardian Kola shprehu kënaqësinë që pas një pune të madhe, u bë e mundur t’u shërbehet qytetareve duke i bërë ata pronarë.
Pas dorëzimit të certifikatave të para hipotekore u bën apel qytetareve që disponojnë dokumenta të paraqiten për përpunim paraprak në Bashkinë Sarandë” njofton Kadastra.
Aplikimi për ASHK, sipas drejtorit, është e mundur të bëhet edhe online, pa qenë nevoja të paraqiten në sportele.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.