Zhduken 200 miliard dollarë nga tregu i kriptovalutave – Taksa e propozuar nga Joe Biden ‘frikëson’ investitorët

Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale u zhytën të Premten pasi një rritje e propozuar e taksës së kapitalit nga Presidenti i SHBA Joe Biden shkaktoi një valë shitjesh.
Rreth orës 10 të mëngjesit me kohën e Londrës, bitcoin ishte poshtë mbi 8% në 24 orët e fundit në 48,687 $, sipas të dhënave të Coin Metrics. Është hera e parë që bitcoin tregtohet nën 50,000 dollarë që nga fillimi i marsit. Eteri ra në 2,211 dollarë, më shumë se 12%. XRP, kriptomonedha e pestë më e madhe, ra gati 19%.
Kjo fshiu më shumë se 200 miliardë dollarë vlerë nga i gjithë tregu i kriptovalutave, sipas të dhënave nga CoinMarketCap.
Presidenti Biden pritet të rrisë taksën e fitimeve kapitale afatgjata për amerikanët më të pasur në 43.4%. Kjo do të ishte më e lartë se niveli i lartë i taksave federale mbi të ardhurat e pagave.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.