Zhgënjejnë shitjet e iPhone 8 – Konsumatorët vazhdojnë të blejnë iPhone 7

Njerëzit po blejnë më shumë iPhone 7 të viti të kaluar se iPhone 8 që sapo ka dalë në treg raporton Reuters duke cituar analiza nga tregjet kryesore të KeyBanc dhe sondazhet e kryera në SHBA dhe Britani të madhe.
Ashtu sikurse ka ndodhur zakonisht pritej që edhe këtë rradhë produktet e reja të Apple të shiteshin me shpejtësinë e erës por sipas studimeve të fundit, iPhone 8 nuk po rezulton aq popullor sa paraardhësit.
“Shumë konsumatorë janë duke blerë iPhone 7 në vend të iPhone 8-ës nisur nga mungesa e risive të këtij modeli,” tha analisti i KeyBanc John Vinh.
Ai tha se të dhënat që vijnë nga dyqanet dhe ato tregojnë se konsumatorët janë duke pritur për iPhone X kjo është dhe arsyeja pse iPhone 8 po anashkalohet.
Ndërsa iPhone 8 kushton të paktën 699 dollar, iPhone 7 fillon nga 549 dollar pas uljeve të çmimeve në Shtator.
iPhone X, pritet të dalë në treg në 3 nëntor kështu ngelet ende për t’u parë nëse konsumatorët po presin këtë telefon apo thjesht mungesa e risive i ka shtyrë konsumatorët të mos harxhojnë më para me këto produkte.
Gjithashtu edhe kompania më e madhe e telekomunikacionit në SHBA, AT&T tha se kishte pasur një reduktim të shitjeve të telefonëve me 900,000 njësi krahasuar me një vit më pare dhe kjo i shtyn edhe më shumë zërat të flasin për një performancë jo të mirë të shitjeve të iPhone 8.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.