Zhvillim dhe stabilitet i vendit – Rama: Garanci, modeli i ri ekonomik dhe Rilindja Urbane

Partia Socialiste ka vijuar fushatën e saj zgjedhore në Tropojë. Edi Rama, në fjalën e tij ka kërkuar që të votojnë për partin që ai përfaqëson pasi vetëm kjo forcë do të garantojë ndryshimin e vendit. Sipas Ramës vetëm nëse ka mbështetjen e të gjithë votuesve do të mund të që rrisë ekonominë në nivelet e kërkuara.
Më tej Rama ka sjellë në vëmendje të Tropojanëve se me modelin e ri ekonomik si dhe me Rilindjen Urbane vendi ka mundur të transformohet. Vetëm për vitin 2016 turizmi mundi që të gjenerojë rreth 1.5 miliardë euro të ardhura si rezultat i politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria. Por turizmi pritet që të ketë rritje të më tejshme me uljen e taksës në 6%.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.