Zhvillim i turizmit lokal në Gjirokastër, Sarandë, Berat dhe Përmet – Detajet e programit PZHIUT
Programi për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin (PZHIUT), me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve vendas dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik bazuar në turizmin lokal në zonat urbane.
FSHZH bën me dije se programi shtrihet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit.
Sipas njoftimit në qytetin e Beratit pjesë e paketës së II-të të investimeve është dhe nën-projekti “Rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komneno”, që trajton përmirësimin e zonës, lëvizjen këmbësore dhe hapësirat publike përgjatë rrugicave dhe restaurimin e fasadave dhe se ky projekt synon ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe urbane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.