Zhvillimet në tregun e titujve qeveritarë. Regjistrohet rënie e transaksioneve për 9-mujorin e vitit 2020
Aktiviteti i tregut të titujve qeveritarë për 9 muajt e këtij viti, ka regjistruar një rënie. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, transaksionet në treg kanë patur një rënie në vlerë me rreth 2.062 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndër grupet e transaksioneve, shitjet nga portofoli i ndërmjetësit financiar, ka rënie me 2.068 miliardë lekë, apo me 45.56%, nga e njëjta periudhë një vit më parë.
Numri i këtij lloji të transaksioneve, ka rënë me 16.34%. Transaksioni “Blerje përpara afatit të maturimit”, është rritur me 7 milionë lekë, apo 0.33% gjatë periudhës, ndërkohë që pati një rënie të numrit, me 32.3%, me bazë vjetore.
Vëllimi i tregut dytësor të titujve të Qeverisë, vazhdon të mbizotërohet nga transaksionet në bono thesari, në 65.74, ndërkohë që numri i transaksioneve zë rreth 90% të totalit. Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar-shtator 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.58% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.