Zhvillimi ekonomik – Halimi: PD sjell platformën më të mirë
Kandidatët kryesues të listës së Partisë Demokratike Eduard Halimi dhe Astrit Veliaj më qarkun e Beratit, u takuan me banorët e lagjes Mangalem. Ata ju prezantuan programin e Republikës së Re. Eduard Halimi i kërkoi Demokratëve që në këto pak ditë që kanë ngelur deri në zgjedhje, të njihen me programin e partisë demokratike pasi sipas tij është alternative më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve.
Ndërkohë që të gjithë kandidatët e partisë demokratike vijojnë fushatën e tyre në të gjithë vendin për të bindur qytetarët që t’u besojnë këtë mandate qeverisës.
Programi i Partisë Demokratike ka në qendër të saj ekonominë. Ndryshimet e para që kjo forcë politike premton se do të bëjë sa të vijë në pushtet është ulja e taksave, mbështetja me subvencione për fermerët, si dhe ulja e TVSH-së në 15%.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.