Zhvillimi ekonomik, Rama nga Burreli: Na duhet një mandat tjetër

Kryeministri, Edi Rama, ka vazhduar fushatën e tij elektorale në qytetin e Burrelit.
Rama i ka kërkuar qytetarëve të Burrelit që të votojnë për partinë që ai drejton, pasi po punojnë për rritjen ekonomike.
Rama ka ripërsëritur se, siç luftuan për Vettingun, me të njëjtën forcë do të luftojnë edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke renditur një sërë premtimesh, të cilat janë mbajtur nga qeveria, Rama ka kërkuar një mandat të dytë, në mënyrë që të përfundojë premtimet e bëra për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.