Zhvillimi i ekonomisë, Basha: Të dielën votoni për taksat e ulta

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Laçit se ditën e dielë votohet për ekonominë dhe vendet e punës.
Sipas tij me të ardhur në pushtet Partia Demokratike do të ndezë motorrët e ekonomisë, do të ulë taksat për shqiptarët, për të sjellë më shumë para në xhepat e tyre, çka do të rrisë konsumin dhe prodhimin.
Sipas Bashës, qytetarët duhet të mendohen mirë se për kë do të votojnë të dielën për rritjen e ekonomisë apo për rritjen e taksave.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.