Zhvillimi i ekonomisë, Ekonomi: Do vazhdojmë mbështetjen financiare për sipërmarrjet shqiptare
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi gjatë një vizite të një kompani private në Durrës, e cila operon në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, shprehu bindjen se kjo qeveri është e vendosur të vazhdojë mbështetjen për sipërmarrjet shqiptare me mbështetje financiare, në formë granti apo kredie lehtësuese, pasi duke ndihmuar bizneset të rriten, forcojmë dhe ekonominë tonë.
Ministrja Ekonomi tha se Shqipëria është një vend ende në ndërtim, ndaj aktivitetet prodhuese në këtë drejtim janë të mirëpritura. Jo vetëm sektori i turizmit që ende ka nevojë për struktura të reja akomoduese, por dhe bujqësia ka nevojë për magazina grumbullimi, po kështu sektorët e tjerë.
Kompania private I.XH.E.M shpk ka marrë mbështetje financiare nga Linja e Kredisë së Programit Italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me vlerë 290 mijë euro, nëpërmjet bankës BKT. Falë këtij investimi kjo kompani ka realizuar shumë projekte të mëdha, dhjetëra objekte të përfunduara, mes të cilëve dhe mbikalimin e Unazës së Madhe, te Qyteti i Nxënësve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.