Zhvillimi i infrastrukturës, Cutillo: Ballkani të veprojë në unitet, ndërtoni lidhjet
Ballkani Perëndimor duhet të fillojë të mendojë si një treg i përbashkët me 20 milionë konsumatorë dhe vizioni i investimeve duhet të ndjekë këtë logjikë.
Të paktën kështu thekson ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillio i cili nënvizon se duhet të gjendet gjuha e përbashkët në nivel të lartë.
“Është i dukshëm ndryshimi që krijohet nga një treg pre 3 milionë vetesh, si ai i Shqipërisë, po të kalojmë, të arsyetojmë një treg prej 20 milionë nga të gjitha vendet bashkë të Ballkanit. Të lëvizësh në këtë zonë ballkanike është pak e vështirë, rrugët shpesh janë jo fortë të mira, kërkojnë kohë që janë jo të favorshme për biznesin. Pra përtej krijimit të klimës politike, sepse marrëdhëniet mes këtyre vendeve nuk kanë qenë të thjeshta. Është e dobishme që këto marrëdhënie të forcohen në nivelet drejtuese, ministrash, presidentesh. Synohet të konkretizohet kjo vepër infrastrukturore, që ta bëj këtë treg në një farë mënyre unik, dhe më tërheqës për investitorët, ndërmarrjet e huaja”, deklaroi Cutillio.
Deklaratat u bënë gjatë një konference me fokus tek inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme.
Të pranishëm ishin shoqata të inxhinierëve, arkitektëve, institucioneve shtetërore si dhe sipërmarrje me kontrata të rëndësishme në projekte infrastrukturore.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.