“Zhvillimi i mikrofinancës”, Muça: Janë mbështetur 60 mijë sipërmarrës dhe fermerë të vegjël. Fondi i vënë për to, 120 mln USD
Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës zhvilloi mëngjesin e sotëm takimin me temë “Mikrofinanca Shqiptare: 25 vite në shërbim të sipërmarrjes së lirë”.
Në nisje të këtij takimi gazetarja, Violeta Shqalsi raportoi se Presidenti i SHIM (Shoqata e Shqiptare e Mikrokredisë) Bajram Muça gjatë fjalës së tij deklaroi se zhvillimi i mikrofinancës është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale dhe për punësimin, ndërkohë që sipas tij janë mbështetur 60 mijë sipërmarrje e fermerë të vegjël çdo vit, me një portofol financimi prej 120 milionë dollarësh.
“Zhvillimi i mikrofinancës është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale dhe në punësim. Janë mbështetur 60 mijë sipërmarrje e fermerë të vegjël çdo vit me një portofol financimi prej 120 milionë dollarësh. Këto 25 vite janë përcjellë politika zhvillimore dhe tashmë mikrofinanca është kthyer në sukses dhe promovim vlerash”, u shpreh Bajram Muça.
Mikrofinanca shqiptare ka injektuar në ekonomi më shumë se një miliardë dollarë duke dhënë mbi 350.000 kredi të ndryshme dhe duke ndikuar në mënyrë indirekte në punësimin e të paktën 500.000 personave në vendin tonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.