Zhvillimi i rajoneve – Austria dhe Zvicra 3 milionë euro, ja ku do shkojnë
Austria dhe Zvicra kanë bashkuar forcat në financimin e një projekti të përbashkët për zhvillimin rajonal në Shqipëri përmes një shume prej 3 milionë eurosh. Në fjalën e tij ambasadori i Zvicrës Christoph Graf vuri theksin tek impakti që do të ketë programi në këtë fazë të tretë të tij.
“Kjo është arsyeja pse reforma për zhvillimin rajonal është kaq e rëndësishme. Ka si qëllim që të promovojë një zhvillim më të balancuar socio-ekonomik, dhe të rajoneve me potencial. Një reformë e suksesshme do të sjellë përmirësime në disa nivele, ku së pari do ta bëjë financimin publik më të mbrojtur dhe transparent. Ky është një hap i madh edhe për qeverisjen e mirë. Së dyti do të bëjë projektet më strategjike dhe me shumë mundësi edhe impaktin e tyre më të gjerë. Së treti do të korrigjojë disbalancat mes rajoneve dhe në fund të përmirësojë edhe kushtet e jetesës për komunitetet”, shprehet Christoph Graf, Ambasadori i Zvicrës.
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni u shpreh se programet e zhvillimit ndërvendor janë një model që po ndiqen gjerësisht kudo në botë pasi impakti i tyre për uljen e hendekut ekonomik është i dukshëm.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.