Zhvillimi i Shkodrës, Rama: Do të transformojmë bregun perëndimor të liqenit
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër ku ka prezantuar projektin për transformimin e bregut perëndimor të liqenit.
Ky transformim sipas Ramës do të sjellë rritje të turizmit, ekonomisë, punësimit e mirëqenies.
Për të mundësuar realizimin e projekteve që ka Partia Socialiste për ndryshimin e vendit, Rama ju ka kërkuar edhe qytetarëve të Shkodrës që të votojnë për një mandat të dytë qeverisës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.