Zhvillimi i SME – Ekonomi: Konsulenca e rëndësishme për thithjen e investimeve
Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkohë konsulenca për zhvillimin e një biznesi, e sidomos për mënyrën e thithjes se financimeve është mjaft e vlefshme. Kjo ndikon në rritjen e konkurrueshmërisë së tyre edhe në tregjet globale.
Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u shpreh gjatë një forumi biznesi, se është shumë e rëndësishme që në vendin tonë tu krijojmë kushte këtyre ndërmarrjeve për tu bërë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të biznesit.
Forumi I biznesit “Si të mbështesim ndërkombëtarizimin e SME-ve”, u organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Rrjeti i Konsulentëve Shqiptare.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.