Zhvillimi i të mësuarit të vazhdueshëm – Ja aftësitë që ndihmojnë
Kur kaloni shumë kohë në profesionin tuaj dhe keni ecur në karrierën tuaj është më e lehtë është të bini pre e supozimit të gabuar se keni të gjitha aftësitë e duhura për të arritur suksesin.
Tendenca është që të përqendroni të gjithë energjinë tuaj në marrjen e punës e më pas pjesën tjetër të kujdeseni për veten. Ky është gabim i madh.
Hulumtimet e reja nga Stanford tregojnë një histori. Carol Dweck dhe kolegët e saj zhvilluan një studim me njerëzit që luftonin me performancën e tyre.
Një grup u mësua të kryejë më mirë një detyrë që kryente më dobët ndërkohë që grupi tjetër mori një ndërhyrje krejtësisht tjetër.
Për detyrën që ata kryen keq u mësuan se nuk ishin të mbërthyer dhe se përmirësimi i performancës ishte një zgjedhje.
Ata zbuluan se të mësuarit prodhon ndryshime fiziologjike në tru ashtu si ndryshimet e ushtrimit të muskujve. Gjithçka që ata duhet të bënin është të besonin në veten e tyre dhe të lënë veten të lirë.
Kur performanca e grupeve u rivlerësua disa muaj më vonë grupi që mësua për ta kryer më mirë detyrën e bëri edhe më keq dhe grupi që u mësua se kanë fuqi për të ndryshuar trurin e tyre dhe të përmirësojnë performancën e tyre u vetë-përmirësuan në mënyrë dramatike.
Zhgënjimi kryesor i studimit të Dweck është se kurrë nuk duhet të ndalojmë së mësuari. Në momentin që mendojmë se ne jemi kush jemi është momenti që e shtyjmë larg potencialin tonë të parealizuar.
Siç thotë dhe shprehja e Mahatma Gandhi: “Jeto sikur do të vdesësh nesër dhe mëso sikur do të jetosh përgjithmonë”.
Akti i të mësuarit është po aq i rëndësishëm sa ajo që mësoni. Duke besuar se mund të përmirësoni veten dhe të bëni gjëra që janë që janë përtej mundësive tuaja në të ardhmen është emocionuese dhe përmbushëse.
Por gjithsesi, koha juaj është e fundme dhe duhet t’i kushtoheni aftësive të të mësuarit.
Por kush janë këto aftësi?
- Inteligjenca emocionale
- Menaxhimi i kohës
- Dëgjimi
- Mësoni të thoni “Jo”
- Kërkoni ndihmë
- Bëni gjumë të mirë
- Duhet të dini se kur të mos flisni
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.