Zhvillimi i territorit, miratohen planet vendore për 11 bashki

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën planet e përgjitshme vendore për 11 bashki të vendit. Në përfundim të mbledhjes, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se zhvillimi i territorit do të udhëhiqet nga instrumente planifikimi dhe kërkoi nga bashkitë respektimin e planeve të miratuara.
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi planet e përgjitshme vendore të Korçës, Gjirokastrës, Skraparit, Cërrikut, Divjakës, Poliçanit, Urës-Vajgurore, Librazhdit, Kurbinit, Krujës dhe Kukësit. Numri i bashkive me një plan vendor të miratuar arrin kështu në 16, ndërsa ministrja Gjermeni u shpreh se për 15 bashki të tjera ky proces është drejt finalizimit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.