Zhvillimi i tregut të kapitalit – Edhe “Iute Credit” emeton obligacione
Kompanitë shqiptare po tregojnë interes në rritje për instrumentet e tregut të kapitalit.
Në fillim të këtij muaji, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi prospektin e emetimit të obligacioneve me ofertë private nga institucioni financiar Iute Credit. Drejtori i përgjithshëm, Akan Ajdini, thotë se është koha që bizneset të përdorin instrumentet e tregut të kapitalit, si një mënyrë alternative për të siguruar financime.
Sipas tij, tregu është shumë i interesuar për të tregtuar edhe obligacione me ofertë publike. Kjo pritet të mundësohet në mesin e këtij viti, kur bursa ALSE të ketë gati infrastrukturën e nevojshme për tregtimin e titujve të kompanive private.
Iute Credit i bashkohet të tjera kompanive të rëndësishme që kanë aplikuar huamarrjen përmes emetimit të titujve, si Credins Bank, Balfin, Fibank, Noa, Fondi Besa dhe Digitalb.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.