Zhvillimi i turizmit, Klosi: Plani për 10 mln turistë, 4 drejtimet ku do fokusohemi
Plani për zhvillimin e turizmit në vend do të fokusohet në 4 drejtime kryesore, që lidhen me bashkëpunimin me pushtetin vendor, përmirësimin e shërbimeve, investime në infrastrukturë dhe marketing”.
Në Ditën Botërore të Turizmit, ministri Blendi Klosi publikoi hapat që do të ndërmerren për arritjen e sfidës, që Shqipëria të vizitohet nga 10 milion turistë deri në vitin 2025.
Ndërkaq, i pyetur nga TV SCAN në lidhje me problemin e rikthimit të turistëve për shkak të mungesës së shërbimeve, por edhe profesionistëve që ka sektori, Klosi tha se do të ndërhyhet edhe në këtë drejtim, ndërsa shtoi se futja e disa hoteleve ndërkombëtare në tregun shqiptar do të pasohet edhe me rritje të punonjësve të kualifikuar.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë shtatorit Shqipërinë e kanë vizituar rreth 606 mijë turistë apo rreth 31% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.