Zhvillimi i turizmit lokal, Klosi në Prespë: Do organizohën festa në 100 fshatrat, rritet ekonomia
Në zbatim të planit 365 ditor të masave për një turizëm më të qëndrueshëm dhe më cilësor këtë vit do të organozohen festa lokale në 100 fshatrat e përzgjedhur nga programi i qeverisë për zhvillimin rural, duke synuar rritjen e ekonomisë në këto zona.
Në zbatim të planit 365 ditor të masave për një turizëm më të qëndrueshëm dhe më cilësor këtë vit do të organozohen festa lokale në 100 fshatrat e përzgjedhur nga programi i qeverisë për zhvillimin rural, duke synuar rritjen e ekonomisë në këto zona. Ministri i Turizmit Blendi Klosi mori pjesë në festën e pijes së verës në Prespë, duke synuar rritjen e numrit të turistëve në këto zona.
“Ne jemi sot në Prespë për t’i dhënë shumë më tepër entuziazëm të gjithë projektit tonë të festave lokale, të organizuara këtë vit pothuajse në 100 fshatrat të përzgjedhur si fshatrat e parë të transformimit rural të vendit, por duke i bashkuar edhe me agroturizmin. Ajo çfarë ne synojmë gjatë realizimit të këtyre festave është që shumë më tepër turistë të vizitojnë Prespën, shumë më tepër konsumatorë të produkteve lokale, të produkteve tradicionale, shumë më tepër konsumatorë të bukurive natyrore, shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqënie, punësim dhe ekonomi për banorët e Pustecit dhe zonave rurale, ky është objektivi që ne i kemi vënë vetes”.
Klosi u ndal edhe mëbshtetjen që do u jepet këtuyre zonave për promovimine turizimit si dhe favorizimet fiskale që janë parashikuar për sektorin e agroturizmit.
“Në qoftë se nuk e kuptojmë që edhe këtu në Pustec duhet të shtojmë informacionet turistike, duhet të përgatisim guidat e vërteta turistike që shoqërojnë tursitët, qoftë në zonën rurale apo të malit, ashtu edhe në zonën e liqenit, në qoftë se nuk e kuptojmë që kemi nevojë me shpejtësi për disa pika të vërteta agroturizmi. Kemi filluar të japim ndihmën financiare duke reduktuar kostot e operimit, pra kemi ulur TVSH-në, e kemi bërë 5% dhe Tatim Fitimin po 5%, duke dhënë po të njëjtin status që kanë hotelet me 5 yje biznet dhe agrobiznesi lokal” tha Klosi.
Përveç pjesëmarrjes të banorëve të zonës, por edhe turistëve të ardhur nga qytete të tjerë, në festën lokale të pijes së verës në Prespë u shpallën edhe disa çmime për gatimin më të mirë të zonës, për verën më të mirë të prodhuar nga vendasit si edhe për fotografinë më të mirë në liqenin e Prespës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.