Zhvillimi rural me pjesëmarrje – Grupet e interesit: Projektligji i pazbatueshëm, të qartësohet financimi
Grupet e interesit kanë një sërë rezervash lidhur me projektligjin për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit, i cili po diskutohet në komisionet parlamentare.
Sipas kreut të Agrobiznesit Shqiptar, drafti nuk është konsultuar paraprakisht dhe nuk është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atë të Bashkimit në Europian. Ndërsa thekson se është i vështirë për t’u zbatuar.
Nga ana tjetër rezerva lidhur me përmbajtjen e këtij projektligji ka shprehur edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.
Projektligj ka për qëllim zbatimin e qasjes Bashkimit Evropian për zhvillimin rural me pjesëmarrje (qasja LEADER) nëpërmjet përcaktimit të parakushteve, për
krijimin e funksionimin e grupeve vendore të veprimit (GVV), të cilat do të mundësojnë, përmes partneritetit lokal e metodës nga poshtë-lart, përfshirjen e komuniteteve lokale në identifikimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit të udhëhequra nga komuniteti në varësi të nevojave të tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.