Zhvillimi i turizmit – Tender 87 milionë lekë për ndërtimin e rrugës së Voskopojës
Është hapur procedura e prokurimit për ndërtimin e rrugës Loti 1. Voskopojë – Kisha e Shën Prodhomit.
Tenderi për ndërtimin e këtij aksi rrugor kap vlerën e 87 413 176 lekëve, të akorduara nga buxheti i shtetit. Në projekt janë parashikuar të gjitha punimet infrastrukturore për kompletimin e rrugës.
Po ashtu, janë parashikuar edhe punime vepra arti, që konsistojnë në ndërtimin e një sërë elementësh si mure mbajtës/pritës, urës, shtrimin e rrugës me kalldrëm, etj.
Operatorët do të kenë mundësi të paraqesin ofertat e tyre deri në datën 1 Dhjetor 2017. Oferta fituese do të përzgjidhet bazuar në çmimin më të ulët ose në atë ekonomikisht më të favorshme.
Kohëzgjatja e kontratës është deri në 12 muaj nga dorëzimi i objektit.
Ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve të cilët kanë si destinacion Kishën dhe Manastirin e Shën Prodhomit. Voskopoja është një nga atraksionet më të fuqishme turistike dhe kjo do të shërbejë si një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.