Zhvillohen zgjedhjet në Hong Kong/ Numër rekord i votuesve. Bëjnë thirrje për demokraci

Një numër rekord i njerëzve votuan në zgjedhjet e këshillit të Hong Kongut, që shihen si një provë për ekzekutiven Carrie Lam, pas 6 muajsh të protestave të dhunshme pro-demokracisë, që kanë tronditur qytetin e qeverisur nga Kina.
Sipas të dhënave të Qeverisë mbi 2.6 milionë njerëz i’u dejtuan kutive të votimit, me një pjesëmarrje prej 63%, diçka që u inkurajua nga trazirat politike. Në zgjedhjet e fundit 4 vite më parë, rreth 1.4 milionë njerëz morrën pjesë në votim. Numri i madh i votuesve tregoi vendosmërinë e popullit. Pasi hodhi votën e saj, ekzekutivja Carrie Lam tha se qeveria e saj do të dëgjojë më shumë perspektivën e këshillit.
“Shpresoj që ky lloj stabiliteti dhe qetësie të mos jetë i dukshëm vetëm gjatë zgjedhjeve, por të jetë shembull për të gjithë se Hong Kongu nuk kërkon të zhytet përsëri në kaos”, tha ajo.
Protestat, që nisën prej ligjit kontradiktor të ekstradimit drejt kinës, ligj që është tërhequr tashmë, u zgjeruan në thirrje për demokraci të plotë, ç’ka solli sfidën më të madhe ndaj presidentit kinez Xi Jinping, që kur mori detyrën në vitin 2012.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.