Këmbimi valutor/ Zhvlerësohen monedhat e huaja – Paundi rifiton terren

Monedhat e huaja kanë pësuar luhatje të lehta ne tregun valutor gjatë këtyre dy ditëve në lidhje me monedhën vendase referuar të dhënave të CREDINS Bank.
Euro është dobësuar me 0.38 pikë duke arritur vlerën e 123 lekëve ditën e sotme krahasuar me vlerën që ka pasur ditën e martë.
Paundi britanik ka pësuar një rritje gjatë këtyre dy ditëve duke kaluar nga vlera 142.97 në 143.2 lekë.
Ndërkohë që Dollari Amerikan shënon një rënie të ndjeshme me 1.3 pikë duke zbritur në vlerën e 109.6 lekë.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, Dollari Kanadez është rritur me 0.38 pikë duke kapur kuotën e 81.5 lekëve ndërsa Dollari Australian është ulur nga vlera e 77.68 lekëve në 77 lekë. Ndërkaq Franga Zvicerane ka pësuar rënie me 0.65 pikë duke kapur kuotën e 107.5 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.