‘Zhytet’ Paundi dhe Dollari – Euro mbetet e qëndrueshme
Dita e mërkurë ka nisur me rënie ne shumicën e monedhave ndërkombëtare vendase, sidomos për Paundin dhe Dollarin.
Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, Dollari ka rënë gjatë ditës së sotme me 0.4 pikë duke arritur në kuotën e 110.6 lekëve. Situata është e njëjtë edhe për Paundin i cili gjithnjë e më shumë ndikohen nga tensionet e Brexit duke pësuar vazhdimisht luhatje. Paundi është ulur me 0.6 pikë duke u këmbyer kështu këtë të mërkurë me 144.5 lekë në blerje dhe 145.5 lekë në shitje.
Ajo që nuk ka pësuar ndryshim nga dita e djeshme është monedha e eurozonës e cila duket të mbajë po të njëjtat ritme. Euro ditën e sotme vazhdon të qëndroje në kuotën e 124.7 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare Dollari australian ka pësuar një rritje me 0.3 pikë duke arritur kuotën e 78.8 lekëve. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dollarin kanadez dhe Frangën zvicerane të cilat kanë pësuar rënie krahasuar ditën e Hënë duke kapur kështu vlerat përkatësisht 83 lekë dhe 110.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.