Zjarri në tregun çam, OSHEE ka stakuar energjinë elektrike për çështje sigurie
OSHEE ka stakuar energjinë elektrike për çështje sigurie në zonën pranë tregut “Çam”, pasi një shtëpi private u përfshi nga zjarri mesditën e sotme.
Banesa ndodhej në rrugën “Hajdar Hidri”, ndërsa e gjithë zona u mbulua nga tymi.
Sipas njoftimit të policisë brenda shtëpisë ishte një e moshuar, e cila është nxjerrë jashtë pa lëndime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.