Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet te Napoli

Kohët e fundit Zlatan Ibrahimovic ka pohuar se mund të transferohet te Napoli. Suedezi kaloi te Manchester United gjatë këtij sezoni dhe e ka treguar veten duke realizuar 26 gola.
Ibrahimovic gjatë një interviste për “Fox Sports” ka thënë se “Një kalim te Napoli? Kurrë nuk i dihet”.
Ai ka konfirmuar se ndihet mirë te United, por sërish nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Napoli. “Ndihem mirë te United, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Ibrahimovic.
Në të kaluarën ai ka luajtur për skuadrat elitare italiane si Juventus, Inter dhe Milan.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.