Zona ekonomike e Ballkanit, Danielsson: BE do të financojë 3.3 miliardë euro
3.3 miliardë euro do të jetë mbështetja e Bashkimit Europian për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një takim me komunitetin e biznesit, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, u shpreh se, zhvillimi i kësaj zone do të rrisë numrin e vendeve të punës si edhe numrin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
E pranishme në takim ishte edhe Milena Harito, koordinatore kombëtare për zonën e lirë ekonomike, e cila shprehu bindjen se do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të behët pjesë, më anë të rekomandimeve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime
Ky takim zhvillohet 3 muaj pas samitit të Triestes, për zhvillimin e rajonit të Ballkanit, përmes 4 shtyllave kryesore: tregtisë, investimeve, lëvizshmërisë dhe axhendës dixhitale.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.