Zona ekonomike rajonale – Tarifa të lira roaming dhe lehtësim tregtie, Rama: Proces i vështirë
Përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga krijimin i zonës ekonomike rajonale nuk duken të afërta. Kur nuk ka një afat konkret për nënshkrimin e marrëveshjes për tarifa më të lira në roaming, njohjes reciproke të kualifikimeve akademike apo lehtësimin e tregtisë, edhe kryeministri Edi Rama ka folur për procese të vështirë e që kërkojnë kohë. Deklaratat e Ramës u bënë pas takimit informal me kryeministrat e vendeve të rajonit të mbajtur në Durrës, por ku nuk ishin të pranishëm Maqedonia dhe Serbia, që sipas kryeministrit anuluan udhëtimin në momentet e fundit.
Për vështirësi foli edhe kryeministri i Kosovës, që lidhen kryesisht me konektivitetin mes vendeve.
I pranishëm në takim ishte edhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, i cili tha se krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale ndihmon edhe në integrimin e mëtejshëm të tregjeve në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që, në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës, komisioneri ripërsëriti faktin se arritja e një marrëveshjeje nuk duhet të cenojë stabilitetin në rajon. Kryeministri Rama shmangu një koment personal, duke u dakordësuar me parafolësin.
SINRKON
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.