Zona turistike e Ulzës – Nuk po shfrytëzohet për rritjen e turizmit, mungojnë investimet
Mungesa e investimeve në zonën e Ulzës e ka kthyer atë në një zonë pothuajse të braktisur nga turistët edhe pse bënë pjesë në kategorinë e 4 të zonave të mbrojtura.
Ulza ka një florë dhe faunë të pasur, por kjo sipas kreut të shoqatës “Miqësia” Artan Miza nuk po shfrytëzohet për rritjen e turizmit.
Ai shprehet për “SCAN” se duhet një plan strategjik për të krijuar infrastrukturën e nevojshme, ngritjen e kampingjeve apo hotelerive për turizmin si e vetmja mundësi e zhvillimit të kësaj zone.
Sipas kreut të shoqatës “Miqësia” një tjetër problem mbetet shfrytëzimi pa kriter i liqenit të Ulzës, ai shprehet se privatizimi i HEC-it po rrezikon faunë e cila kërkon një menaxhim të qëndrueshëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.