‘Zonja e Vjetër’, jo vetëm kampione e Italisë por edhe e Bursës
Tifozët bardh e zi janë të dyjëzuar midis fitores së të shtunës mbrëma të Kampionatit Italian dhe eliminimit nga Liga Kampionëve të martën e kaluar, por ata injorojnë fitoren tjetër të ekipit të tyre të zemrës. Juventus për herë të parë në historinë e saj ka ‘pushtuar’ edhe ‘Kupën e Bursës’, duke realizuar kështu performancën e saj më të mirë që nga fillimi i kampionatit në atë që është Seria A në ‘Piazza Affari’ ose ndryshe e njohur si Ftse Mib (Bursa e Financial Times Stock Exchange Indeksi i Bursës së Milanos) e cila përfshin 40 kompani italiane të kuotuara në bursë.
Në të vërtetë, që prej 20 gushtit të shkuar, aksionet e Juventusit u rritën me 52% kundrejt + 7% të indeksit. Vetëm një javë më parë, rritja ishte mbi 90%, duke arritur rekordin historik me mbi 1,7 euro dhe kapitalizuar kështu një shumë prej 1,7 miliardë por dalja nga Liga e Kampioneve në mënyrë të pashmangshme shkaktoi rënie të dukshme.
Një tjetër arsye që ka favorizuar aksionet e Juventus gjatë kësaj periudhe, ka qenë me siguri edhe blerja e super lojtarit Christiano Ronaldo, i cili hapi horizonte të reja sportive dhe tregtare për kompaninë. Që nga 20 gusht 2018, e gjithë Bursa e Milanos ka rikuperuar me rreth 7%, ndërsa në mesin e aksioneve të tjera të Ftse Mib, performancat më brilante erdhën nga Poste Italiane (+ 41%), Unipol (+ 30%), UnipolSai (+29 %) dhe Enel (+ 25%).
Kuotuar në Bursë si Juventus, është vetëm Ajaxi.
Ekziston vetëm një skuadër e kuotuar në Bursë në nivelet e Juventus dhe është pikërisht skuadra e Ajax-it, e cila ironikisht e eliminoi ‘Zonjën e Vjetër’ nga Liga e Kampionëve të martën e 16 prillit.
Që nga 20 gushti shkuar, në bursën e Amsterdamit, kompania e Ajax ka fituar një rritje me rreth 52%, me një progresion të bukur pikërisht pas ‘betejës’ së të martës së kaluar në stadiumin Allianz. Në ‘kampionatin’ e fundit, nga ana tjetër, Stoxx Europe Football, që përfshin 22 ekipe të regjistruara e kuotuara në bursë, fitoi një rritje prej 19%, ndërsa klubi tjetër i madh evropian, Borussia Dortmund, u rrit me 41%; ndërkohë që Manchester United, nga ana tjetër, pësoi një rënie me rreth 25% të vlerës së tij.
Burimi: ILSOLE 24 ORE
Përshtati: E.S SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.