Zotëroni një mjet lundrues – Ja tarifat dhe shërbimet që duhet të paguani në Sektorin e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese dhe Detare
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në fletoren zyrtare Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat e mjeteve lundruese sipas “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar sipas ligjit përkatës “Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministria e Financave dhe Ekonomisë, kanë udhëzuar mbi tarifat për shërbimet e ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Të ardhurat, që realizohen nga shërbimet do të depozitohen në llogarinë e të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, sipas ligjit, “Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë”.
Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Detare për zbatimin e këtij udhëzimi. Të gjitha aktet që bien në kundërshtim me këtë udhëzim shfuqizohen. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.